Buxheti prej 2.4 miliardë/Bytyçi: Kjo qeveri po na vjedh, edhe po na fyen logjikën e shëndoshë

Buxheti prej 2.4 miliardë/Bytyçi: Kjo qeveri po na vjedh, edhe po na fyen logjikën e shëndoshë

21:49, 30/10/2020

Pas propozimit të projektbuxhetit  prej 2.4 miliardë euro nga Qeveria e Kosovës, ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi ka theksuar se sipas ekspertëve shëndetësorë, pandemia do të zgjas më së paku deri në verën tjetër me parashikimin më optimist, ndërsa rehabilitimi i ekonomisë globale, fillon më së largu në mes të vitit 2021. 

"Argumenti i Ministrisë së Financave, të znj. Hykmete se rritja ekonomike për vitin 2021 do të jetë mbi 5% është një bast më i rrezikshëm se sa budallallëku i ish ministrit Besnik Bislimi për uljen rekord të papunësisë gjatë pandemisë. 

Rritja “V” i ekonomisë në rrethanat aktuale e me këtë trend është jo-real. E sidomos i paqartë është argumenti se 16% e rritjes (tek 5% BVP-së për vitin 2021) buron nga investimet, ndërsa në propozimin zyrtarë shohim rreth 120 milion euro më pak në kategorinë e investimeve kapitale.

Kjo qeveri, jo vetëm që po na i vjedh paratë nga thesari, por edhe po na e fyen logjikën e shëndoshë me këto propozime.", ka shkuar Bytyçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, në një takim të Qeverisë, paskan propozuar buxhet prej 2.4 miliardë euro. Pothuajse i njëjti buxhet si për vitin...

Posted by Avni Bytyci on Friday, October 30, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco