Hoti mohon se në Bruksel është diskutuar dje për Asociacionin

Hoti mohon se në Bruksel është diskutuar dje për Asociacionin

10:51, 30/10/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një konference për media, mohoi se dje është diskutuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ani pse pala serbe insiston se në takimin e djeshëm në Bruksel e kanë hapur këtë temë.

“Dialogu bëhet për marrëveshje përfundimtare dhe njohje reciproke. Marrëveshja e parimet e vitit 2015 është paragrafi se statuti i AKS-së parasheh dërgimin në Gjykatën Kushtetuese”, tha kreu i ekzekutivit.

Hoti gjithashtu e ka quajtur spekulim mundësinë që shuarja e Task-Forcës anti-korrupsion do të dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave, përkundër kësaj tha se kjo e fundit do të përshpejtohet kur “do t’iu shkojnë gjërat deri në fund në sistemin e drejtësisë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco