Hoti i qetëson punëtorët e shtetit: Sektori publik nuk preket

Hoti i qetëson punëtorët e shtetit: Sektori publik nuk preket

10:22, 30/10/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me ministren Hykmete Bajrami, pas mbledhjes së qeverisë në të cilën u miratua buxheti për vitin 2020.

Hoti tha se ky buxhet është dakorduar me FMN-në, dhe se kjo është shumë e rëndësishme për kredibilitetin e këtij buxheti.

Ai mohoi se do të ketë lëvizje në sektorin publik.

“Më vjen shumë mirë të them që ky buxhet është dakorduar me FMN-në, sepse kjo është e rëndësishme për kredibilitetin e këtij buxheti. Shpenzimet janë dukshëm më të larta se që kanë qenë në vitin 2019. Nuk preket sektori publik. Mirëmbahen të gjitha shpenzimet, dhe numri i të punësuarve në sektorin publik. Rriten shpenzimet kapitale”, tha ai.

Ndërkaq, ministrja Bajrami tha se janë parashikimet janë shumë të zorshme për t’u bërë për shkak se nga dita në ditë po rriten rastet e COVID-19.

Ajo tha se shpenzimet për paga do të jenë 625 milionë, subvencione 643 milionë ndërkaq që deficiti rishikuar prite të tjetë 4.2 përqind.

“Ne jemi në negociata me Bankën Botërore që të hyjmë në një projekt të sigurimit të vakcinës anti-COVID, dhe me këtë do të jemi ndër vendet e para që do ta marrim sapo të dalë kjo vaksinë”, ka thënë Bajrami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco