Godet Zafa/Lufta dhe presioni psikologjik, ndikon te një shoqëri sikurse uria apo temperaturat ekstreme

Godet Zafa/Lufta dhe presioni psikologjik, ndikon te një shoqëri sikurse uria apo temperaturat ekstreme

10:11, 30/10/2020


Mjegulla e krijuar nga lufta psikologjike dhe propagandistike për të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen e vendit tonë duke  e përzier vlerën me antivlerën dhe anasjelltas, është e arritura e misionarëve përballë të cilës duhet të kthjellohemi sa nuk është bërë vonë, thotë Zafir Berisha nga NISMA.

Sipas tij lufta dhe presioni psikologjik, ndikon te një shoqëri sikurse uria apo temperaturat ekstreme të ulta apo të larta të njeriut,  kur kemi parasyshë këtë atëherë duhet të veprojmë, ta dallojmë t? mir?n nga e keqja dhe të bardhën nga e zeza!

“Një shoqëri që nuk e rregullon strategjinë e tyre në përputhje me rrethanat, do të hidhet në shportën e historisë”, thotë Berisha.

Ai shtoi se këtë nuk duhet të ja lejojmë vetes, sepse nuk e kanë bërë as parardhësit tonë, edhe kur kanë pasur situata më të rënda se ne që i kemi sot...

“Askush nuk mund të ketë për një kohë të gjatë një fytyrë për veten e tij dhe një tjetër për shumë të tjerë, pa u ngatërruar përfundimisht se cila nga të dyja është e vërtetë”, tha Zafir Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco