Fatmir Gjeka e konfirmon se nuk do të bëhet pjesë e një qeverie që shqiptarët i fyen e i quan terroristë

Fatmir Gjeka e konfirmon se nuk do të bëhet pjesë e një qeverie që shqiptarët i fyen e i quan terroristë

09:35, 30/10/2020 Nga B.T.

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Malit të Zi nga koalicioni "Bashkë një zë" Fatmir Gjeka në një bisedë për "Syri.net", tha se nuk do të marrin pjesë në Qeverinë e re të Malit të Zi.

Sipas tij situata kësaj here është më e komplikuar tej mase dhe se shumica e cila pritet ta formoi qeverinë kanë krijuar huti tek qytetarët dhe kanë degjeneruar.

"Do të krijohet një qeveri e lodhur dhe e cila nuk jep asnjë shpresë për të funksionuar normalisht. Mali i Zi ka 80 deputetë dhe shumica  ka vetë 41 me rreth 18 subjekte politike dhe paramendojeni sa e brisht  do të jetë kjo qeveri", tha Gjekaj.

Kjo tregon më së miri sessa do të jetë funksionale qeveria e re. 

Deputeti shqiptar tregoi  se fare nuk kanë pranuar të bisedojnë rreth formimit të qeverisë, pos bisedave me subjektin e shqiptarit Dritanit të cilit ia kemi dhënë  propozimin tonë se do të përkrahim subjektin e tij  dhe atë personalisht pasi kanë pritoritet shtetin e pavarur të Kosovës, NATO-n e BE-në", tha Gjeka.

Ai tregoi se nuk janë të gatshëm të marrin pjesë në atë shumicë koalicioni apo dy e tretat ku janë  subjekte proserbe  e proruse.

"Nuk mund të marrin pjesë në një qeveri që shqiptarët i quajnë me emra fyes, ku Kosovën e quajnë shtet terrorist. Ata nuk i njohin masakrat në Kosovë, ato në Srebrenicë dhe i quajnë organizata terroriste e tjera", tha Fatmir Gjeka.

Deputeti shqiptar shtoi se  lista tjera shqiptare po vazhdojnë negociatat me mandatarin, derisa lista pjesë e së cilës është Gjeka nuk ka zhvilluar takime e nuk janë ulur me mandatarin e qeverisë së re. 

Ai beson se kanë vepruar mirë që sjanë pjesë e kësaj qeverie pasi janë duke ditur si po rrjedh  ecuria e formimit të saj dhe kacafytjet e tyre.

Deputeti tha se kanë vijat e kuqe e të cilat nuk do ti shkelin në asnjë mënyrë. Ai tregoi se bashkohen tek gjuha shqipe, Kosova, NATO-ja e vlerat evropiane dhe  jo jashtë këtyre parimeve.

"Nuk besoj se ndonjë shqiptar do të mendoj e veproj jashtë këtyre vlerave kombëtare. Secili  merr përgjegjësitë e tija për veprimet e tyre politike", tha deputeti Gjeka.

Ai foli edhe për sektorin e turizmit në Ulqin dhe pasojat nga pandemia, derisa deri të mërkurën ishte drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit të cilën pozit ia lëshoi pasardhësit të tij Gëzim Hajdinaga.    

Sipas tij situata  është e rëndë  si pasoj e pandemisë e cila ka prekur tejmase jo vetëm Ulqinin, por edhe Tuzin, Plavën, Gucinë e Rozhajën. 

Ai tregoi se kanë pasur rënie mbi 90 përqind  të turizmit dhe sferat tjera.

"E kemi përjetuar rëndë, por shpresojmë se verën tjetër të  përfundoi pandemia dhe të rikthehen turistët e stërmbushet Ulqini", tha Gjekaj.

Ai tha se  integrimi, përkatësisht punësimi i shqiptarëve në Malin e Zi lë shumë për të dëshiruar dhe lufta politike e tij është integrimi dhe punësimi në të gjitha institucionet në proporcion me numrin e popullësisë.

Ndërkaq Fatmir Gjeka nu ka la pa kritikuar as shtetin amë, ku tha se Tirana zyrtare  po ashtu lë shumë për të dëshiruar, ku  bënë edhe gabime edhe gjatë fushatës, ku kryeministri Rama  e presidenti Thaç ishtin shpall qytetarë nderi të Komunës së Ulqinit nga unë, ndërsa kërkojnë mbështetje për të tjerët. Ishte një gabim i cili nuk do të përsëritet më.

Ai kërkon nga qeveria e re të realizoj projekte e punë në të mirë të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco