KQZ ka një njoftim të rëndësishëm për votuesit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

KQZ ka një njoftim të rëndësishëm për votuesit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

08:30, 30/10/2020

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit.KQZ përmes një njoftimi publik thotë se qytetarët përmes aplikacionit online mund ta ndryshojnë qendrën e votimit duke klikuar KËTU.

“Pasi të dërgohet kërkesa ajo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit”, thuhet në njoftim.

Ndërrimin e qendrës së votimit mund ta bëni deri më 14 nëntor 2020.

Ndryshe, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut.Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komuna, bazuar në vendimin e presidentit Thaçi do të mbahen më 29 nëntor 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco