Ambasadori Richard Grenell, ‘kumbar’ i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington dhe një nga njerëzit e rëndësishëm pranë presidentit amerikan, Donald Trump, dha një mesazh live në emisionin e Çim Pekës në SYRI TV.
Ambasadori ishte i ftuar në një takim të komunitetit shqiptar në SHBA.
Në krah të aktivistes Evi Kokalari, ia vlerësoi punën që ka bërë Trump për shqiptarët.
“Votoni për Donald Trump, ai i meriton votat,” tha Grenell.
Shqiptarët mund të duken një komunitet i vogël në SHBA, megjithatë votat e tyre janë të rëndësishme në disa shtete, sidomos në Miçigan.
© SYRI.net