Lutfi Haziri: Haradinaj për President?! Nuk e prisnim. Përjashtimi i Vjosa Osmanit ka dëmtuar LDK-në

Lutfi Haziri: Haradinaj për President?! Nuk e prisnim. Përjashtimi i Vjosa Osmanit ka dëmtuar LDK-në

23:01, 26/10/2020

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në Çim Peka Live, ka folur ndër të tjera edhe për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke e cilësuar të befasishme, vetëofrimin e Ramush Haradinaj.  

‘Kriza e paralajmëruar sa i përket konfirmimit të aktakuzave po vazhdon në Kosovë, në bazë spekulimesh.

Ne e kemi përballuar frikën e kërcënimit të stabilitetit të Kosovës.

Sa do arrijmë të mbajmë institucionet, kjo është në diskutim e sipër.

Kërthiza e të gjitha problemeve në Kosovë ka qenë frika e sigurisë.

Nuk ka debat të brendshëm politik, i cili do ti jepte siguri edhe qytetarëve.

Pavarësisht rrethanave ne mundemi të bëjmë një formulë prosperiteti për zgjedhjet.

Në këtë fazë zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Zgjedhjet, Kosovën e çojnë në situatë kaotike.

Ofrimi i Haradinaj për President, për LDK ka qenë e befasueshme.

Sidoqoftë Haradinaj është ofruar me emrin e tij.

Ne kemi ofruar LDK dhe rolin tonë.

Nuk kemi emër. Ne kemi ofruar çdo formulë që ofron stabilitet, dhe jemi të gatshëm të ofrojmë.

Zgjedhja e Presidentit do të jetë me problematikja.

LDK do të mund ti ofronte nëpërmjet Presidencës, një figurë stabiliteti.

Nuk ka të bëjë me lëvizje të figurave të shahut.

Unë besoj që Isa Mustafa do ti jepte Kosovës, nëj President të besueshëm, që mund ti jepte Kosovë stabilitet.

Unë jam pro një marrëvëshje poltike.

Ne mund të dakordohemi jo në dëm të demokracisë, por nëpërmjet një marrëveshje poltike dhe jo formave të tjera.

Ne duhet të nxjerrim mësime, që duhet ta ndërtojmë politikën në bazë të marrëveshjeve’

Haziri foli edhe për përjashtimin nga LDK të Vjosa Osmanit.

‘Përjashtimi i Vjosa Osmanit e ka dëmtuar LDK-në. Ka gjithmonë vend për Vjosa Osmanin në LDK.

Kam ambicie për kryetar të LDK.

Jam njëri prej nënkryetarëve me mandatin më të gjatë në LDK, kam luftuar në ditë të mira dhe të këqija’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco