Dokumenti/ Skandalet e Rilindasve, ja si kryetarja e bashkisë punësoi djalin e saj 20 vjeçar si shofer personal

Dokumenti/ Skandalet e Rilindasve, ja si kryetarja e bashkisë punësoi djalin e saj 20 vjeçar si shofer personal

22:31, 26/10/2020

Një dokument i vitit 2015 nxjerr edhe njëherë në pah babëzinë e rilindasve.

Kryetarja e bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi, sipas dokumentit, lëshoi një autorizim duke punësuar djalin e saj si shofer të bashkisë që drejton.

Dokumenti që mban datën 29.10.2015, është në konflikt interesi dhe mban firmën e kryetares së bashkisë që autorizon djalin e saj, Aris Mandi, që si shofer të lëvizë me makinën e bashkisë së Libohovës tip “Benz” me destinacion Libohovë-Tiranë dhe Tiranë-Libohovë për problemet e bashkisë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco