Berisha: Propozim-aktakuza ndaj Thaçit dha efektin për të cilin u publikua

Berisha: Propozim-aktakuza ndaj Thaçit dha efektin për të cilin u publikua

22:18, 26/10/2020

Ish luftëtari i UÇK-së, Hysen Berisha ka folur rreth mundësisë së konfirmimit të aktakuzave ndaj presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Sipas Berishës publikimi i akuzave të pakonfirmuara nuk është praktikë juridike dhe ka qenë e qëllimshme.

“Publikimi i mëhershëm i propozim-aktakuzave në atë format siç ishin nuk është standard juridik, nuk është praktikë juridike. Ajo ka qenë dhe ka ndodh me një arsye dhe qëllim të caktuar dhe ka dhënë efektin që është pritur ta jep sepse është bërë në momentin që është pritur të mbahej takimi në Uashington.

Publikimi i tyre e ka stopuar presidentin e vendit në këtë udhëtim’.

Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të Specializuar, gjyqtari i procedurës paraprake e konfirmon aktakuzën vetëm nëse është i bindur se prokurori i Specializuar e ka përcaktuar ekzistimin e dyshimit të bazuar mirë.

Aktakuza bëhet publike pas konfirmimit prej gjykatësit të procedurës paraprake.

Gjykata e Kosovës e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar në fund të qershorit se, në muajin prill, ka paraqitur për shqyrtim një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Në muajin korrik, Thaçi, për katër ditë me radhë, është marrë në pyetje nga prokurorët në Hagë. /K10/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco