Fatmir Limaj: Dua të hetohet raporti i Dick Martit për trafikun e organeve, ne jemi ndryshe nga serbët

Fatmir Limaj: Dua të hetohet raporti i Dick Martit për trafikun e organeve, ne jemi ndryshe nga serbët

22:02, 26/10/2020

Në një intervistë për Çim Peka Live, kryetari i Nismës Socialdemokrate në Kosovë, Fatmir Limaj, ka folur ndër të tjera edhe për Gjykatën Speciale. Limaj kërkoi që po kështu Kosova të kërkojë llogari për raportin e Dick Martit që hedh akuza për trafik organesh gjatë luftës së Kosovës.

‘Kam qenë në proces gjyqësor në Hagë dhe asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje ti fshihem drejtësisë.

Kur kemi nisur luftën nuk na ka marrë askush me dhunë, por ka qenë vullneti ynë individual.

Më 17 shkurt 2003 është shpallur aktakuza ndaj meje dhe shqetësimi im ka qenë stabiliteti i Kosovës.

Kosova nuk ka çmim, për mua është mbi çdo gjë që kemi.

Unë di vetëm një gjë, këtë që po them sonte po e them me bindjen më të plotë.

Ka shumë krime të pa hetuara në Kosovë. Unë dua që raporti i Dick Martit për trafikimin e organeve të trajtohet në Gjykatë.

Nuk dua që ky komb që për vite të tëra ka qenë i kryqëzuar nga ky raport, të vazhdojë të jetë peng i tij.

Unë dua të trajtohet në gjykatë dhe të marrë përgjigje.

A ka ndodhur trafiku i organeve? Kush janë këto monstra që e kanë bërë?

Kosova nuk mund të jetojë me këtë damkë.

Dhe nëse ka ndodhur një gjë, ne duhet të ndahemi me ata njerëz. Ne nuk jemi Serbi, Ne duhet të kërkojmë llogari

Ose dua që ata që kërkojnë falje për atë raport. Të thotë që shqiptarët, kosovarët, nuk janë marrë me këto krime.

Janë me mjëra masakra të pahetuara.

Nuk pranoj që ky raport të mbajë peng Kosovën.

Nuk mund të kalojë pa u hetuar raporti i Dick Martit dhe të kalojmë në tema të tjera.

Fati i individit nuk mund të lidhet me fatin e një kombi’-tha Limaj.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco