Ministrja Bajrami, për vjedhjen e 2 milionëve tregon se çfarë i tha kryeministri Hoti

Ministrja Bajrami, për vjedhjen e 2 milionëve tregon se çfarë i tha kryeministri Hoti

21:17, 26/10/2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka treguar si e ka kuptuar për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Ajo tha se për gjithçka u informua 10 ditë pas ndodhisë.

“Unë saktë e kam marrë vesh me datën 20. Zvdrejtoresha e Thesarit ka ardhur dhe më ka lajmëruar. Unë ishte e zënë në një takim virtual’, thotë Bajrami .

“Gjëja e parë që kam thënë është që lajmëroni policinë e AKI’në. Të gjitha njësitet janë lajmëruar”, shpjegoi ajo.

Ministrja ka treguar edhe për informimin e kryeministrit Avdullah Hoti për rastin.

“E kam lajmëruar kryeministrin Hoti dhe ai u shqetësua shumë’, shtoi ajo, duke treguar se kryeministri ia bëri me dije se i dinte kompetencat e saj dhe që asaj i raporton shefi i Thesarit.

Bajrami thotë se këtë punë ua ka lënë në dorë organeve hetuese.

“Besoj në organet e drejtësisë. Nuk ka informatë që ju mungon organeve të drejtësisë’, tha Bajrami. /T7/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco