Qeveria merr vendim për shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje

Qeveria merr vendim për shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje

13:51, 24/10/2020

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti pritet të marrë hapin e radhës në mbledhjen e ardhshme.

Mësohet se ekzekutivi do të vendos për shkarkimin e bordit të KEK-ut.

Kësisoj, qeveri në këtë mbledhje pritet të bëjë edhe emërimin e bordit të ri të këtij institucioni.

Raportohet se bordi i përkohshëm që pritet të votohet ka këtë përbërje:

Musa Misini-Kryesues, drejtor

Petrit Ibraj-Drejtor

Fatime Grajçevci-Drejtore

Ndryshe, javën e kaluar, Hoti u hyri “fshesë” edhe tri institucioneve tjera.

Shkarkoi drejtorin e Policisë së Kosovës, ATK-së dhe Doganës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco