Avokati kosovar- Gjykatës Speciale: Krejt Kosovën po e mbani peng, tregoni respekt pak për Presidentin

Avokati kosovar- Gjykatës Speciale: Krejt Kosovën po e mbani peng, tregoni respekt pak për Presidentin

12:11, 24/10/2020

Avokati kosovar Arianit Koci, ka hedhur akuza të rënda mbi Gjykatën Speciale.

Ai thotë se Dhomat e Specializuara janë duke treguar mungesë respekti për Presidentin e Kosovës Hashim Thaci dhe një popull të tërë që udhëhiqet nga vet ai.

Përvec kësaj, sipas Kocit, Thacit është duke iu shkelur rëndë e drejta e njeriut.

Ky është postimi i plotë i Kocit në Facebook:

Nuk po tregohet as respekti minimal ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj figurës së Presidentit të të Kosovës, e as ndaj z. Hashim Thaçi si individ, me faktin që Dhomat e Specializuara nuk japin informata se çka po ndodh me aktakuzën e deponuar me 24 prill 2020.

Afati gjashtë mujor ka skaduar!

Një popull i tërë po mbahet peng!

Në anën tjetër, z. Thaçi po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale.

Po bëhen dhjetë vite që kur kanë filluar hetimet - njëherë nga senatori Dick Marty, e pastaj nga task forca e ambasadorit Clint Williamson.

Qytetarët e Kosovës duhet të informohen urgjentisht se çka po ndodh me presidentin e tyre.

Përndryshe, do të humbet besimi ndaj kësaj gjykate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco