Raportuesja për Kosovën i del kundër Lajçakut

Raportuesja për Kosovën i del kundër Lajçakut

22:13, 23/10/2020

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, ka folur pas deklaratës së emisarit special të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, se duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, për të lejuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Von Cramon ka thënë se askush nuk duhet të rrezikojë atë që është arritur deri tani në dialogun Kosovë-Serbi.

Por, ajo i është kundërpërgjigjur Lajçakut, ka thënë se ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës nuk është i nevojshëm.

“Këtë vit dialogu ka fituar një moment të ri dhe tani askush nuk duhet të rrezikojë atë që është arritur deri më tani, asnjë nga palët nuk duhet të kërcënojë se do të heqë dorë prej tij.

Sigurisht, çështja e pakicës serbe duhet të adresohet, por unë kam dyshime nëse korniza kushtetuese ose ligjore e tyre është me të vërtetë problemi më urgjent për t’u zgjidhur. Unë madje nuk jam e sigurt se një ndryshim kushtetues do të ishte i nevojshëm”, ka deklaruar eurodeputetja gjermane.

Sipas saj, nuk duhet të ngutet për këtë çështje, pasi duhet të merret parasysh integriteti territorial nga pala e Kosovës dhe mbrojtja e serbëve si pakicë etnike që jetojnë në Kosovë. Kjo siç është shprehur eurodeputetja, do të arrihej me një marrëveshje më të gjerë.

“Ekzistojnë një numër marrëveshjesh të tjera që nuk janë zbatuar siç duhet, por kjo mund të mos jetë çështja më e ngutshme për të cilën ka nevojë për sqarime tani.

Duhet të paktën të merren parasysh ankthet kolektive nga të dy palët: Integriteti territorial nga pala e Kosovës dhe mbrojtja e serbëve si pakicë etnike që jetojnë në Kosovë. Kjo e gjitha mund të negociohet vetëm në një marrëveshje më të gjerë, jo veçmas prej saj”, ka thënë më tej von Cramon.

Ajo ka kërkuar pozicione më të qarta nga Kosova dhe Serbia, në mënyrë që të zbuten hapat për procesin e dialogut mes të dyja vendeve më tej.

“Do të ishte shumë e dobishme të kishim pozicione më të qarta negociuese nga ana e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që do të ndihmonin në zbutjen e hapave të mëtejshëm në procesin e negociatave”, ka shtuar Viola von Cramon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco