Hoti takohet me kryetarin e Alternativës, ja çka u diskutua

Hoti takohet me kryetarin e Alternativës, ja çka u diskutua

21:51, 23/10/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut, u takua edhe me Kryetarin e partisë Alternativa, Afrim Gashi.

Me këtë rast,  Hoti vlerësoi rolin e spektrit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se kontributi i tyre në zhvillimin e vendit, veçanërisht në kultivimin e demokracisë dhe integrimit është tepër i rëndësishëm, pasi që shqiptarët me të drejtë konsiderohen si përcaktues në shtetndërtim.

Po ashtu,  Hoti me nikoqirin diskutoi edhe për proceset dhe gjendjen politike në Kosovë dhe në rajon, ku specifikoi prioritetet dhe përkushtimin e Qeverisë në betejën kundër pandemisë COVID-19, si dhe planin për rimëkëmbje ekonomike

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco