Ekskluzive/Takimi Haradinaj-Thaçi-Veseli rezulton me një projektmarrëveshje, PDK-ja në qeveri, ja detajet...

Ekskluzive/Takimi Haradinaj-Thaçi-Veseli rezulton me një projektmarrëveshje, PDK-ja në qeveri, ja detajet...

19:21, 22/10/2020

Takimi në një lokal të Prishtinës në mëngjes në mes krerëve të PDK-së, AAK-së dhe presidentit Thaçi, ka rezultuar i 'suksesshëm' për qëllimin për të cilin janë dakorduar parimisht raporton Syri.net Kosova. 

Sipas burimeve të Syri.net Kosova, bëhet e ditur se është arritur një projektmarrëveshje për formatin e ri të qeverisë së Kosovës.  

Ka  shumë diskutime kohëve të fundit që partia e Kadri Veselit të jetë pjesë e kabinetit Hoti.

Por një temë që ka marrë diskutim të gjatë sipas burimeve të Syri net Kosova, ka qenë dhe posti i presidentit të cilin edhe në këtë takim e ka kërkuar me ngulm shefi i AAK-së, Ramush Haradinaj.

 Por siç merr vesh Syri.net Kosova nga burime të saj brenda takimit, Kadri Veseli është pajtuar që PDK-ja t’i ketë 7 ministri, në qeverinë 'Hoti', e gjithashtu edhe postin e zëvendëskryeministrit të parë të cilin e mbanë AAK-ja.

Sipas të njëjtave burime, presidenti Thaçi ka insistuar që ish-partia e tij të bëhet pjesë e qeverisë 'Hoti'.

Gjithashtu mësohet se projektmarrëveshja do të fillojë ‘implementimin’ në momentin kur të vije koha për zgjedhjen e presidentit, qoftë në afatin e fundit në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, qoftë nëse Thaçit i konfirmohet aktakuza më herët nga Gjykata Speciale.

Por si zyra e shefit të shteti, presidentit, dhe ajo e PDK-së, kanë heshtur pas këtij takimi që u realizuar sot, dhe me një 'bekim' nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ky pati deklaruar, dy ditë më pare se jemi duke biseduar me zyrtarët e lartë të PDK-së, që të zgjerohet koalicioni qeverisës dhe 24 deputet të tjerë./Syri.net Kosova.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco