Qeveria ndan edhe dy milionë euro për komunitetet

Qeveria ndan edhe dy milionë euro për komunitetet

13:12, 22/10/2020

Për herë të parë Qeveria e Kosovës synon t'i ndajë edhe 2 mil € shtesë komuniteteve, krahas përfitimeve tjera që ju takojnë, tha kryeministri Avdullah Hoti në takim me deputetët e komunitetit joshumicë.

Kreu i ekzekutivit tregoi se priti në takim deputetët e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës, me të cilët diskutuan për planin e zbatimit dhe promovimin e programit për rimëkëmbje ekonomike, veçanërisht Masën 9, që lidhet në mënyrë specifike vetëm me komunitetet joshumicë në Kosovë. 

"Në bazë të programit të miratuar në Qeveri, ne e kemi shpërnda një shumë prej 1.7 milionë  euro, si mbështetje për komunitetet joshumicë, ndërsa tani planifikojmë t’i shpërndajmë edhe 2 milionë euro për këto komunitete dhe atë deri në fund të dhjetorit të këtij viti, në mënyrë që t’ju ofrojmë mbështetjen e duhur në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19", tha kryeministri Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco