Sveçla: Ata vjedhin drejtpërdrejt

Sveçla: Ata vjedhin drejtpërdrejt

11:47, 22/10/2020

Anëtari i LVV, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me vjedhjen e 2 milionë eurove nga thesari i shtetit duke akuzuar qeverinë se vjedhin drejtpërdrejt –raporton Syri.net

Sveçla ka thënë se janë munduar me mijëra herë të i tregojën qytetarëve për tenderët që marrin PLAN duke qenë se direkt nuk kanë mundur të marrin para nga thesari e si duket paskan qenë gabim.

“Në mijëra tubime me qytetarët tanë, duke dashur t’ua spjegojmë pjesmarrësve dashurinë e PLAN-it me tenderët, njëra nga spjegimet ka qenë se tenderët janë rruga e tyre e vetme për të vjedhur paranë publike duke qenë se paratë nga thesari nuk mund të vidhen drejtpërdrejt. Sa gabim paskemi qenë. Ata vjedhin edhe nga kasa që do të duhej të ishte më e sigurta”.

“Po pse duhet të befasohemi me ta kur na kujtohen vjedhjet e dhomave të sigurta në policinë e Kosovës në Prishtinë e Pejë. Si mund të çuditemi me këta kur na kujtohen vjedhjet me pasaporta, patentshofer apo identitete të qytetarëve tanë. Kështu është kur udhëhiqesh nga fundrrina të dashuruar në licenca për gurëthyes, minihidrocentrale, terminale e “zona ekonomike”’ – shkruan Sveçla në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco