A mund të rrëzohen vendimet e Dhomave të Specializuara? - Flet ish-avokati i Popullit

A mund të rrëzohen vendimet e Dhomave të Specializuara? - Flet ish-avokati i Popullit

11:01, 22/10/2020

 Hilmi Jashari, ish- avokat i Popullit në Kosovë foli rreth problematikës me mandatin e Gjykatës Speciale që në opinionin e tij ishte një debat tashmë i mbyllur.

Pyetur nëse vendimet e Gjykatës Speciale mund të rrëzohen në një gjykatë tjetër duke qenë se mandati i saj ka mbaruar, Jashari tregoi se diçka e tillë nuk është e mundur ligjërisht.

“Nuk mund të rrëzohet nga asnjë gjykatë tjetër sepse vetë paneli i Gjykatës Kushtetuese i cili është krijuar për vendimet që nxjerrin Dhomat e Specializuara është brenda kësaj gjykate dhe përbëhet nga një panel gjyqtarësh ndërkombëtar prandaj dhe vendimi pritet të merret nga kjo Dhomë, kështu që edhe ligjërisht, për vlerësimin tim personal, tashmë është debat i përfunduar”,- tha ish- Avokat i Popullit në Kosovë

Jashari tregoi se qasja politike ka qenë më e theksuar se sa ajo akademike apo shkencore lidhur me stepje që ligjvënësit kosovar kanë treguar përballë kësaj çështje.

“Në një fazë të mëhershme ne kemi provuar të mbledhim gjithë akteret e drejtësisë në Kosovë që të nxirrnim një qëndrim akademik, juridik, shkencor mbi bazat e kësaj Gjykate dhe gjithashtu problemet që mund të ketë mirëpo nuk patëm një dakordim ndërmjet këtyre institucioneve, çështja mbeti më tepër te opinioni publik apo dhe politik më tepër se sa ajo që do të duhej të ndodhte dhe që për mendimin tim duhet të ishte ekskluzivisht në një terren juridik”,- tha Hilmi Jashari.

Sipas tij ajo që ka përfshirë debatin në Kosovë më tepër i referohet trajtimit të krimeve në Kosovë nga bashkësia ndërkombëtare dhe që konsiderohet të jetë i pabarabartë nëse e krahasojmë Kosovën me Serbinë.

“Serbia deri më tani ka krijuar një gjykatë të brendshme e cila supozohet të merret me rastet e krimeve të luftës ndërkohë që Kosova përballet me një gjykatë tribunal ndërkombëtar dhe pse kuptohet është e vetëdijshme që kjo gjykatë është krijuar brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese të Kosovës por megjithatë ka tiparet e një tribunali ndërkombëtar dhe kjo përbën një pabarazi në të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe kjo është tashmë pengesa kryesore për trajtimin e barabartë të krimeve të luftës”,- u shpreh Hilmi Jashari intervistë për Euronews Albania,

Ndër të tjera ai sqaroi se është e vështirë që të diskutohet për mandatin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij procesi i Dhomave të Specializuara ka nisur dhe është shumë i vështirë që të ndryshohet në këtë fazë.

Ditën e djeshme zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se ndryshimet e propozuara kushtetuese nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale, kanë për qëllim kryesor t’i zhbëjnë, ose bëjnë të pavlefshme veprimet e saj. Kjo deklarate u bë pas shqyrtimit të kërkesës së Thaçit rreth ndryshimeve kushtetuese, që lidhen me mandatin e gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco