Takimi misterioz i Thaçit, Veselit e Haradinajt

Takimi misterioz i Thaçit, Veselit e Haradinajt

10:50, 22/10/2020

Gjatë mëngjesit të sotëm, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë takuar.

Sipas medieve, ky takim ka zgjatur më shumë se një orë dhe temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit politike në vend.

Ky takim vjen vetëm dy ditë para se të kalojë koha për të vendosur rreth akuzave nga Prokurori i Specializuar ndaj Thaçit e Veselit.

E në rast që konfirmohen këto aktakuza, Thaçi do të detyrohet të largohet nga pozita e presidentit, e këtë post po e kërkon ta marrë  Ramush Haradinaj.

Por, si duket, Haradinaj nuk është mjaft i pëlqyer nga ish-bashkëluftëtarët e tij, Thaçi e Veseli pasi burimet e afërta me presidentin dhe kreun e PDK-së, i kanë thënë Syri.net se këta nuk do lejojnë që ai ta marr këtë pozitë pasi po e konsiderojnë se do e dëmtone proceset politike në vend dhe jo vetëm.

E ky takim i paradites së sotme si duket më shumë ka të bëjë për të zbutur dëshirën e Haradinajt për president.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco