'Nuk ka kompromis për postin e presidentit', AAK-ja sërish mesazh LDK-së

'Nuk ka kompromis për postin e presidentit', AAK-ja sërish mesazh LDK-së

08:16, 22/10/2020

Partia e Ramush Haradinajt ka përsëritur edhe njëherë se nuk negociojnë ndryshe me LDK-në pos nëse ky subjekt pajtohet me AAK-në për presidentin,.

 

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, vlerësojnë se posti i presidentit të vendit i takon, kryetarit të saj, Ramush Haradinaj.

Nënkryetari i AAK-së, Xhafer Gashi thotë se edhe në bazë të posteve kryesore që ka LDK-ja, presidenti i takon AAK-së.

Gashi i cili udhëheq me komunën e Obiliqit thotë se Haradinaj është kandidati i denjë për këtë post.

“Zgjedhja e Presidentit, mendoj që i takon Aleancës duke e llogaritur në formulat të cilat janë në bashkëqeverisje, tani për tani e kanë edhe kryeministrin dhe kryeparlamnetarin. Pastaj kandidati i cili pretendohet të jetë president është Ramush Haradainaj dhe unë konsideroj se që është një kandidat i denjë”, shprehet ai për EO.

Gashi, ka thënë se AAK-ja nuk do të bëjë kompromise sa i përket postit të Presidentit, pasi vlerësojnë se kandidatura e Haradinaj është e arsyeshme.

“Unë mendoj që në politikë ka kompromise, por mendoj që kërkesa e Aleancës në këtë rast është e arsyeshme që Haradinaj të jetë president”, thotë ai.Ndërsa, sa i përket koalicionit qeverisës, ai thekson se po shkon mirë.“Unë mendoj që atyre po ju shkon mirë dhe funksionimi i tyre do të jetë afatgjatë dhe tash presim se si do të zhvillohet në të ardhmen”, tha ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco