Nga Urani, te Enveri...plani i Kadri Veselit për PDK-në, nëse ballafaqohet me Hagën

Nga Urani, te Enveri...plani i Kadri Veselit për PDK-në, nëse ballafaqohet me Hagën

14:08, 21/10/2020 Nga Albionë Zhitia

Prokurorit të Dhomave të Specializuara nuk i kanë mbetur edhe shumë ditë që të konfirmojë ose të hedhë poshtë aktakuzat për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli. 

Prandaj edhe kjo çështje ka bërë që skena politike në vend të trazohet e të bëhen kalkulime në rast se ngritet aktakuza ndaj këtyre dy figurave. 

Kadri Veseli tani ndodhet në një nga pozicionet më të vështira të karrierës së tij politike. Përveç që do të duhet të përballet me drejtësinë, ai është duke u munduar që partinë e tij të lë në duar të sigurta. 

Sipas një burim të Syri.net brenda PDK-së, Veseli ka bërë tashmë një plan në rast se mund të kemi një konfirmim të aktakuzës, edhe pse nuk besojnë se një gjë e tillë mund të ndodhë.

Përkundër që është folur për zëvendësimin e tij në parti, kjo nuk do të bëhet pasi statuti i partisë nuk e kërkon. 

Por partinë do ta udhëheqin disa persona që do marrin përgjegjësi në disa fusha. 

“Uran Ismaili si sekretar i Partisë pritet të ketë rolin e organizatorit dhe përfaqësuesit të partisë në terren. Shaqir Totaj  e Agim Aliu si nënkryetarë pritet të merren më çështjet komunale dhe strukturat e partisë në rajonet e tyre që përfaqësojnë. Ndërsa pjesën më të rëndë pritet ta ketë Enver Hoxhaj duke e prezantuar PDK-në në të gjitha nivelet politike”, i ka thënë burimi Syri.net Kosovës. 

Po nga ky burim bëhet e ditur se brenda PDK-së nuk është inicuar ideja e futjes në Qeveri dhe se për momentin janë vetëm duke shikuar sepse nuk po duan t’iu hyjnë kalkulimeve të LDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës çdo herë ka qenë në pushtet, deri në zgjedhjet e fundit nacionale të 6 tetorit që mori goditjen më të madhe, ku qytetarët e çuan në opozitë duke dalë partia e tretë pas VV-së dhe LDK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco