Alarmi i ekspertit/Hapja e zyrës ruse në Ministrinë e Mbrojtjes në Serbi, përgatitje për një luftë të re

Alarmi i ekspertit/Hapja e zyrës ruse në Ministrinë e Mbrojtjes në Serbi, përgatitje për një luftë të re

22:01, 20/10/2020

Për hapjen e zyrës ruse në Ministrinë e Mbrojtjes në Serbi, ka reaguar eksperti i sigurisë, Ramadan Qehaja, shkruan Syri.net Kosova.

"Hapja e Zyrës Ruse të mbrojtjës në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, ne fakt përbënë një hap të paramenduar të shtetit serb për të zbatuar nje lufte speciale por edhe per te iu kanosur shteteve fqinje e ne veçanti Kosovës. Ajo bëhet në vazhdën e një veprimi të rrezikshëm të Serbisë e cila ka arritur të përgadisë dhe krijoi mardhënie partneriteti me Rusinë dhe Kinën e që përbënë sfidë para së gjithash për vetë aleancën e NATO-s. Më konkretisht, rritja e armatimit të Serbisë ngërthen një kërcënim direkt për stabilitetin e rajonit dhe është në shpërputhje me pretendimet gjëja bashkëpunuese të lidershipit aktual në Serbi për kinse arritjen e një paqe të qëndrueshme në rajon.
Zyrtarizimi i tillë i prezencës ushtarake ruse në Serbi duhet të shërbejë si këmbana e fundit për institucionet tona që të ngrisin gatishmërinë institucionale e në veçanti të atyre të sigurisë dhe të monitorojnë zhvillimet e fundit të cilat gjithsesi se kanë për qëllim nxitjen e destabilizimit në Kosovë e rajon. Diplomacia e Kosovës duhet të veproi në drejtim të një ri-bashkërendimi me partnerët tanë për t’i informuar lidhur me lëvizjet e fundit në Serbi, të cilat në secilin variant janë edhe kundër interesave të partnerëve bilateral kryesor dhe NATO-s.", ka shkruar Qehaja në Facebook.

Postimi i plotë:

Me shkas : Hapja e Zyrës Ruse të mbrojtjës në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë Hapja e Zyrës Ruse të...

Posted by Ramadan Qehaja on Tuesday, October 20, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco