Isa Mustafa e 'zbulon' një sekret gjatë kohës së negocimit me Kurtin për formimin e qeverisë

Isa Mustafa e 'zbulon' një sekret gjatë kohës së negocimit me Kurtin për formimin e qeverisë

20:37, 20/10/2020

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka folur edhe një herë për dështimin e koalicionit qeverisës në mes të partisë që ai drejton dhe VV’së. Thotë se arsye e mosfunksionimit të qeverisë me në krye Albin Kurtin, nuk ishte Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe.

Mustafa se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, jo vetëm që ka shtendosur marrëdhëniet SHBA-Kosovë por edhe i ka rivendosur ato.

Thotë se i pari i VV’së nuk ishte i gatshëm të shkonte në Uashington për dialog.

“Totalisht nuk ëshë e saktë deklarata se koalicioni me VV’në është rrëzuar për shkak të Asociacionit”, tha Mustafa për televizionin publik të Kosovës.

“Nëse u rikthehemi deklaratave të Kurtit, z Kurti gjithmonë ka preferuar që ai të dialogojë me BE’në por nuk ka treguar gatishmëri që të dialogojë me SHBA’të dhe të shkojë në Uashington për të dialoguar’, shtoi Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco