Po shkonte në protestën kundër MPJ-së, policët e Ramës arrestojnë Bojken Abazin

Po shkonte në protestën kundër MPJ-së, policët e Ramës arrestojnë Bojken Abazin

11:26, 20/10/2020

Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ky arrestim është tipikisht i porositur. Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin – thuhet në njoftimin e LVV-së.

“Shënjestrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek”.

Ata i kanë bërë thirrje autoriteteve të sigurisë të lirohet Abazi.

“Bëjmë thirrje të lirohet Boiken Abazi një orë e më parë, e të dënohen urdhërdhënësit për përndjekjen politike e shënjestrimin që po na bëjnë” – përfundon komunikata për media e LVV-së

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco