'Serbia tani po bëhet fuqi e madhe, dhe do ta çlirojë Kosovën me armë'

'Serbia tani po bëhet fuqi e madhe, dhe do ta çlirojë Kosovën me armë'

22:03, 16/10/2020

Avokati i njohur Spartak Ngjela, përmes një statusi në rrjetet sociale skanon situatën politike në Kosovë.

Ai ndalet tek raportet Kosovë-Serbi, për të cilat thonë se krerët e Serbisë, nuk janë fare në perimetrin mendor të një politikani normal.

Se Serbia tani po bëhet fuqi e madhe, dhe do ta çlirojë Kosovën me armë, ky është një skenar i përgatitur nga Vuçiq, Daçiq dhe Vulin, me të vetmin qëllim, që ta sundojnë gjatë Serbinë, dhe ta ushqejnë popullin e tyre me të tilla gënjeshtra.

 

Të gjitha luftërat që janë bërë për çlirim kombëtar nga një pushtues, kanë sjellë në histori një aksiomë historike, e cila nuk është shkelur asnjëherë: Pushtuesi i mundur në një luftë Çlirimtare nuk mund të përfitojë asgjë nga shteti që u çlirua me luftë prej tij. Se kjo, në histori, quhet luftë patriotike për çlirim kombëtar.

E pra: a e dinë serbët, që janë sot krerë të Serbisë, këtë aksiomë.
Ja dhe e dinë, e pastaj? Ata nuk janë fare në perimetrin mendor të një politikani normal.
Kanë ëndrra patologjike pushteti, dhe vazhdojnë të gënjejnë popullin e vet, të gënjyer në dy shekuj. Kërkojnë që ta mbajnë gjallë urrejtjen antishqiptare.

Dhe janë edhe mendjelehtë, që armatosen vazhdimisht. E dini pse? Sepse gënjejnë serbët e mashtruar në tre shekuj, duke iu thënë që " Serbia tani po bëhet fuqi e madhe, dhe do ta çlirojë Kosovën me armë".
Në fakt, krerët e sotëm të Serbisë: Vuçiç, Daçiç dhe Vulin, tallen me popullin e tyre, që ta sundojnë gjatë. Por, sakaq garantojnë dhe një pushtet që as vetë nuk e dinë pse e duan.

Por, a mos jemi këtu në një politikë të hollë ultra të gënjeshtërt, e cila bëhet për të lodhur ekstremizmin serb, që ta shpëtojnë Serbinë nga një ekstremizëm, i cili mund ta varrosë përfundimisht si shtet, nga forca që mund të ushtrojë në këtë rast Uashingtoni dhe Berlini?

Kjo, dihet që është një politikë me gjasë në histori, por Vuçiç e Daçiç nuk mendoj se janë në këtë nivel politik me intelektin e tyre.

Atëherë...

Asgjë. Serbët i kanë hyrë detit me këmbë. Do lodhen, sigurisht. Kurse politika shqiptare, në Prishtinë dhe në Tiranë, duhet të vijojë, pa çarë kokën fare, drejt marrëveshjeve juridike thelbësorë që vijojnë rrugën e Bashkimit Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco