Gashi reagon ashpër, Kurti ndërhyri në punët e brendshme të Amerikës

Gashi reagon ashpër, Kurti ndërhyri në punët e brendshme të Amerikës

21:07, 16/10/2020

Gashi pas thirrjes së Kurtit që të votohet Bideni: U ndërhy në punët e shtetit mik, do ketë dëme!

 Ish-kryeministri, Albin Kurti përmes një videoje i ka bërë thirrje shqiptarëve që ta votojnë për president të SHBA-së, Joe Bidenin, ndërsa në lidhje me këtë ka reaguar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Sipas Gashit, deklarata e Kurtit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik, shkruan Indeksonline.

Ai shton se pas kësaj deklarate, dëmi do të jetë disadimensional.

“Thirrje për mbështetje të Joe Biden për President të ShBA-së”, ishte thirrja e Kurtit.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishtë ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviqit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës” ka thënë Kurti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco