Vjen sqarimi nga BE për deklaratën e Lajçakut rreth ndryshimit të Kushtetutës

Vjen sqarimi nga BE për deklaratën e Lajçakut rreth ndryshimit të Kushtetutës

19:25, 16/10/2020

Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajçak, dje në Beograd deklaroi se për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është e logjikshme se duhet ndryshuar edhe Kushtetua e Kosovës duke thënë se ajo s’është Bibël.

Për këtë është deklaruar edhe Zyra për Informim e BE-së që tha se Lajçak ka treguar se çka mund të ndodhë nëse një shtet negocion një marrëveshje ndërkombëtare.

“Jo, ai s’ka thënë. Zotëri Lajçak ka shpjeguar çfarë mund të ndodhë nëse negociohet një marrëveshje ndërkombëtare. Kur ju arrini një marrëveshje ndërkombëtare, rregullimet e nevojshme ligjore duhet të merren parasysh nga qeveria, përfshirë edhe në nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojnë atë në rendin e tyre të brendshëm ligjor dhe kushtetues”, thanë nga BE për klankosova.tv .

Lajçak në konferencën e përbashkët që pati dje në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithashtu ka thënë se askush nga përfaqësuesit në Prishtinë nuk kishte thënë se “është e pamundur ndryshimi i Kushtetutës”.

“Para ardhjes sime në Prishtinë kishte shumë paralajmërime. Asnjë nga bashkëbiseduesit e mi nuk ka thënë se nuk do t’i përmbushë obligimet. Ka qenë e qartë që duhet të përmbushet. Çështja tjetër Kushtetuta: është logjike që edhe Kushtetuta duhet ndryshuar, edhe për këtë askush nuk ka thënë që është e pamundur. Pajtohem me presidentin që duam gjendje normale dhe ajo është në interes të çdo njeriu. Gjendja jonormale është problem”.

Për këtë deklaratë të sllovakut ka reaguar edhe KMLDNJ në Prishtinë duke thënë se ai në vend që të një marrëveshjeje po thërret për një luftë të re në Kosovë. Po ashtu, u kërkua edhe largimi i tij nga roli i ndërmjetësuesit.


”Lajçak në postin që e ka nuk është as i drejtë e as i paanshëm siç kërkohet nga një ndërmjetësues por është shumë i anshëm, dyfytyrësh dhe person të cilit nuk mund dhe nuk duhet t’i besohet. Me të nuk duhet të takohet asnjë politikan kosovar sepse haptazi po i mbanë anën Serbisë. Me këto deklarata të paturpshme, anëtari i ekipit negociator të Serbisë Miroslav Lajçak, në vend të Marrëveshjes haptazi po thërret për një luftë të re në Kosovë duke u angazhuar për një Republika Serpska në Kosovë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco