Kosova mban zotimin ndaj amerikanëve për 5G, Serbia e shpërfill

Kosova mban zotimin ndaj amerikanëve për 5G, Serbia e shpërfill

11:09, 16/10/2020

Në marrëveshjen 4 shtatorit në SHBA, Kosova dhe Serbia ishin zotuar se do të ndalohet përdorimi i rrjetit 5G, i siguruar nga shitës jo të besueshëm.

E ky shitës jo i besueshëm është  kompania Huawei nga Kina, që gjendet nën vëzhgimin e Shteteve të Bashkuara.

Uashingtoni po i nxitë aleatët e vet që të shmangin këtë kompani, pasi zyrtarët amerikanë besojnë se Qeveria Kineze mund të përdorë teknologjinë e saj për të spiunuar vendet perëndimore.

E këtë marrëveshje, po e zbaton Kosova, mirëpo, jo shteti serb.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk do të ketë më përdorim të pajisjeve 5G që sigurohen nga shitës të pabesueshëm.

Kjo u bë e ditur pas një takimit që pati Hoti me përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).:

Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre. Sot kam pritur në takim përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), si organi më kompetent në fushën e komunikimeve elektronike, me të cilët kemi biseduar për rolin e rëndësishëm që kanë në ruajtjen e sigurisë kombëtare, ruajtjen e rendit publik, ruajtjen e kufirit shtetëror, për funksionim të qëndrueshëm e të besueshëm përmes institucioneve përkatëse shtetërore dhe bashkërendimit të veprimeve ndër-institucionale, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndryshe, nga qeveria kosovare dhe ajo serbe, së fundmi e ka intensifikuar bashkëpunumin me kompaninë kineze të teknologjisë Huawei, përmes hapjes së Qendrës për Zhvillim dhe Inovacion në Beograd më 14 shtator.

Hapja e saj ndodhi dhjetë ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington, nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në bazë të së cilës, ndalohet përdorimi i rrjetit 5G, i siguruar nga shitës jo të besueshëm.

Në tetor të të njëjtit vit, Departamenti Amerikan i Shtetit renditi në listën e zezë 28 agjenci të sigurisë qeveritare kineze dhe kompani teknologjike të specializuara në pajisjet e mbikëqyrjes, duke i akuzuar ato për pjesëmarrje në një fushatë të shtypjes dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut, kryesisht ndaj pakicës myslimane ujgurë në Kinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco