Irnej mbron Vuçiqin, kërkon nga SHBA-të të jenë objektiv në dialog me Kosovën

Irnej mbron Vuçiqin, kërkon nga SHBA-të të jenë objektiv në dialog me Kosovën

09:42, 16/10/2020

Patriarku serb Irinej ka thënë se ishte jashtëzakonisht i lidhur me Kosovën dhe se i kishte kaluar 18 vjet të jetës së tij këtu.

Ai në një intervistë për Veçernje Novosti shtoi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte trajtuar shumë probleme të Kosovës dhe sipas tij ishte dëshmuar si një burrështetas  i përgjegjshëm për shumë çështje kombëtare.

Patriarku serb theksoi gjithashtu se qytetarët dhanë gjykimin për punën e Vuçiqit në zgjedhje.

I pyetur gjatë kësaj interviste se a janë kushtet që çështja e Kosovës  t’i afrohet zgjidhjes së saj dhe si do të duket ajo, Irinej tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndihmojë fillimisht në çështjen e kthimit të të zhvendosurve dhe më pas të filtet për tema të tjera.

“Unë gjithmonë kam thënë që gjatë zgjidhjes së problemit në Kosovë, kushti i parë duhet të jetë kthimi i sigurt i rreth 250,000 serbëve të dëbuar në periudhën nga 1999 në 2004. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë së pari për atë çështje dhe vetëm pastaj të organizojë bisedime për tema të tjera”.

Duke komentuar zërat në Serbi se një pjesë e opinionit atje vazhdimisht mendon për një tradhti të mundshme të interesave kombëtare nga ana e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Irinej tha se nuk duhet gjykuar askë pa e ditur se çfarë do të ndodhë.

“Tani për saktësisht tetë vjet, ne kemi dëgjuar se si ai po “përgatitet të tradhtojë Kosovën”. Thjesht po pyes nëse ka kuptim të dënosh paraprakisht një person për diçka që nuk e bëri vetëm sepse disa mendojnë se ai do ta bëjë atë”, deklaroi ai.

Por Irinej nuk u kursye edhe tw komentoj pwr marrwveshjene  Uashingtonit. Ai tha se SHBA-tw duhet tw jenw objektive e tw mos e pwrkrahin vetwm Kosovwn. 

"Populli ynë në shumë raste ka dëshmuar një marrëdhënie miqësore me Shtetet e Bashkuara. Shikoni sa serbë ka që kanë kontribuar në zhvillimin e Amerikës me njohuritë dhe punën e tyre, dhe ata bëjnë edhe sot. Ende pyes veten se çfarë meritonim të bombardoheshim në 1999? Ata janë një forcë e madhe politike, ekonomike dhe ushtarake që deri më tani ka qenë ekskluzivisht në anën e shqiptarëve, përkundër kërkesave tona që kriza në Kosovë dhe Metohi të shihet në mënyrë objektive. Unë mendoj se serbët dhe shqiptarët duhet të lihen të bien dakord për gjithçka më vete pa imponuar një "zgjidhje" në favor të vetëm një populli. Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol të madh dhe historik në këtë drejtim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco