Ishte në LDK, shkoi në AAK, prapë u kthye te partia e Isa Mustafës, rrugëtimi i politikanit kosovar ndër vite

Ishte në LDK, shkoi në AAK, prapë u kthye te partia e Isa Mustafës, rrugëtimi i politikanit kosovar ndër vite

09:18, 16/10/2020

Ish anëtari i AAK-së, Anton Berisha, e ka konfirmuar se është rikthyer në partinë e vjetër, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ish-zëvendësministri nga AAK,  Berisha ka thënë se asnjëherë nuk i ka shkëputur kontaktet me njerëzit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe nga idetë burimore të kësaj partie.

Ai ditë më parë ishte takuar edhe me deputetin nga LDK-ja, Fetah Rudin.

Berisha u shpreh se gjersa ishte në Aleancën e Ardhmërisë së Kosovës ka përfaqësuar ide që kanë qenë të lidhura me ish-kryetarin e parë të LDK-së, Ibrahim Rugovën.

 “Une Fetahun e kam mik të vjetër, e kam taku Fetahun e Ilirin e të gjithë ata i kam miq, prindërit e tyre i kam miq dhe i takoj vazhdimisht, unë kurrë nuk jam shkëput prej raporteve të mira me Lidhjen Demokratike e njerëzit e saj edhe kurr nuk jam shkëput prej ideve të saj burimore, prej formimit të saj me Ibrahim Rugovës prej viteve të ’90-ta.

 Pasi jam kthyer prej pozitës së ambasadorit atëherë janë kan disa kontekste politike që i kanë ndryshuar situatat, pasi ka pasur shumë ndryshime. Unë kontaktet me Ramushin i kom pas pikërisht prej koalicionit të Rugovës me Ramushin d.m.th si korrektësi shtetërore, por LDK-ja është ideja jem dhe në Aleancë kam përfaqësu ide që kanë qenë të lidhura me LDK-në e Rugovën, kështu që ajo është natyrshëm dhe kjo ide është e vazhdueshme ajo ide.

Unë jam në vazhdimësi në kontakte me LDK-në. Unë jam i rikthyer praktikisht në LDK”, ka thënë ai. /IndeksOnline

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco