Grenell e falënderon publikisht Vuçiqin

Grenell e falënderon publikisht Vuçiqin

12:16, 14/10/2020

Dërguari Special i Presidentit amerikan për Negociatat e Paqes në Serbi-Kosovë, Richard Grenell, ka falenderuar Presidentin Serb, Aleksandar Vuciq, për zgjerimin e pikës kufitare në Merdare.

Grenell thotë se ky ishte një veprim i madh dhe i shprehu mirënjohje presidentit serb.

“Është një veprim i madh. Falë Donald Trump, Serbia po e bën operacionale pikën kufitare në  Merdare. Faleminderit Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar  Grenell në Twiter.

Grenell në rrjetin social Twiter ka vlerësuar se me zgjerimin e kapacitetit të kalimit në Merdar është bërë  hap i madh  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Qendrore  dhe fillimin e punës së personalit serb në objektin e ri.

Këtë reagim dhe publikim i dërguari special amerikan e bëri  në publikimin që kishte bërë më herët ambasadori amerikan në Serbi Entoni Godfrey ku njofton për zgjerimin e kapacitetit të kalimit të Merdarit.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco