Emisari special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak, ka zhvilluar takime me liderët kosovarë, për të cilat ka thënë se do të flasë nesër para gazetarëve.
Pas takimit që pati në selinë e Vetëvendosjes, ai u ndal para gazetarëve dhe tha se për zhvillimet e sotme, do të japë nesër detaje.
Kujtojmë, që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me emisarin europian Mirsolav Lajcak tha se patën një bisedë të hapur dhe takim korrekt.
“Në përgjithësi ka qenë një takim korrekt, kontstruktiv dhe një bisedë e hapur, në gjetjen e mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, që do të përfundonte me njohjen e ndërsjelltë dhe me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.”, tha ai.
© SYRI.net