Thaçi tregon se çka kërkoi nga Lajçaku dhe pse e vizitoi Uashingtonin

Thaçi tregon se çka kërkoi nga Lajçaku dhe pse e vizitoi Uashingtonin

11:31, 14/10/2020

Presidentit i vendit, Hashim Thaçi pas takimit me të emëruarin e BE-së për dialog, Lajçak ka dal me një konferencë për shtyp duke dhënë detaje të takimit – raporton Syri.net

Thaçi ka thënë se ka folur për dialogun dhe se temat të cilat duhen të hapën, e jo ato që tashmë kanë arritur edhe marrëveshje.

“Kam kërkuar që në tavolinën e diskutimit në Bruksel të hapet tema për njohje reciproke dhe arritjen e një marrëveshje finale e jo të flitet për tema që janë konsumuar dhe kemi marrëveshje për to. Temat e diskutuara me Lajçak ishin përsëritje të atyre që kam folur me të para disa dite, por edhe zyrtarët amerikanë dhe në takimet të tjera në Parisë që kishte javën e shkuar".

?“Unë besoj që e ardhmja e vetme e Kosovës është që të jetë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian dhe në këtë drejtim se BE duhet të lëviz më shpejtë në çështjen e liberalizimit të vizave sepse është vonuar shumë dhe po ndodhë një padrejtësi e madhe për qytetarët e Kosovës. Ka ardhë momenti që Bashkimi Evropian të hidhet në tavolinë mundësia për njohje reciproke, dhe duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes dhe jo të diskutohet për çështje teknike.”, shtoi ai

Tutje ka thënë se BE është vonuar me liberalizmin e vizave

“Para pak çastesh përfundova një takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Bashkëbisedimi ynë ka qenë korrekt, konstruktiv dhe një bisede e hapur dhe miqësore në drejtimin gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohjen reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Dhe me mundësinë që Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Thaçi

 

Thaçi foli shumë pak për takimet që ka pasur në Uashington, mirëpo pa përmendur emra të zyrtarëve më të cilët është takuar.

“Edhe në takimin që kam pasur para disa ditësh, po ashtu në Uashington në takimet me autoritetet e larta e pastaj ne Paris shof një koordinim më të mirë edhe tek Bashkimi Evropian me SHBA-të, dhe ky është një mesazh i qartë edhe për ne që të jemi sa më unik në këtë proces të dialogut përballë Serbisë në këtë proces”, tha Thaçi.

Ai nuk ka preferuar të pranoi pyetje nga gazetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco