Vitia mohon se është duke u hetuar nga Prokuroria

Vitia mohon se është duke u hetuar nga Prokuroria

11:02, 14/10/2020

Ish ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, Arben Vitia, mohoi se është duke u hetuar nga Prokuroria një ditë pasi organi i akuzës në Prishtinë tha se është duke zhvilluar hetime ndaj tij për kohën sa drejtonte këtë ministri gjatë muajve shkurt-qershor 2020.

“Unë nuk jam duke u hetuar nga Prokuroria”, tha shkurt ish- ministri i Shëndetësisë Arben Vita.

Tutje Vitia shpjegoi se Prokuroria e Prishtinës po merret me hetimin e tenderëve te MSH që vet ai i ka dërguar për hetim në organet kompetente.“Prokuroria po merret me hetimin e procedurave të prokurimit të të gjithë tenderëve që unë i kam dërguar për hetimin në Krimet Ekonomike, Autoritetin e Konkurrencës dhe Prokurorinë e Shtetit” deklaroi ai.

“Të gjithë tenderët në  të cilët kam menduar se është keqpërdorur detyra zyrtare i kam dërguar dokumentet për hetimin e tyre në maj vitit 2020 sa isha vet ministër” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco