PDK paralajmëron Hotin: Asociacionin veç sipas Gjykatës Kushtetuese

PDK paralajmëron Hotin: Asociacionin veç sipas Gjykatës Kushtetuese

10:52, 14/10/2020

Deklarimet se vizita e Miroslav Lajcak në Prishtinë, ka të bëjë me trysninë për formimin e Asociacionit të komunave serbe, i ka komentuar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra thotë se se çështja e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e ka qartësuar Gjykata Kushtetuese.Ajo shton se përtej asaj që është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, PDK nuk e diskuton me asnjë instancë as vendore as ndërkombëtare.

“Çështjen e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e ka qartësuar Gjykata Kushtetuese dhe ne, në parim, asnjëherë nuk kemi qenë kundër formimit të këtij Asocioacioni sipas përkufizimit kushtetues. Përtej këtij formati nuk e diskutojmë me asnjë instancë as vendore as ndërkombëtare”, ka thënë Deliu-Kodra.

E pyetur rreth kërcënimit të Listës Serbe se nëse nuk formohet Asociacioni i komunave serbe, ata do të largohen nga qeveria, deputetja e PDK-së thotë se kjo gjë nuk është e befasishme, teksa shton se kjo çështje nuk është e tyre, pasi që ata nuk janë pjesë e qeverisë.

Në fund, Deliu-Kodra, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Hoti, duke thënë se ka qeverisur shumë dobët me të gjitha situatat me të cilat jem ballafaquar gjatë kësaj periudhe qeverisëse.

“Sa i përket kërcënimeve të Listës Serbe, ato nuk janë të befasishme, përkundrazi. Por, kushtëzimet e tyre për qëndrim në Qeveri nuk janë çështje e jona, sepse ne nuk jemi pjesë e koalicionit qeverisës. Prandaj, mbetet nën përgjegjësinë e partnerëve të koalicionit qeverisës të menaxhojnë bashkëpunimin mes vete. Ne edhe ashtu e kem të shprehur qartë publikisht vlerësimim tonë për këtë Qeveri, e cila ka qeverisur shumë dobët me të gjitha situatat me të cilat jem ballafaquar gjatë kësaj periudhe qeverisëse”, ka përfunduar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco