Hoti: Përkundër avancimit, duhet ende punë në promovimin e barazisë gjinore

Hoti: Përkundër avancimit, duhet ende punë në promovimin e barazisë gjinore

10:46, 14/10/2020

Kryeministri  i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se përkundër avancimit në promovimin e barazisë gjinore ende duhet punë për të bërë. Hoti ka thënë se gjatë qeverisjes së tij do të punojnë në aspektin e barazisë gjinore.

“Besoj se si shoqëri kemi avancuar mjaftë në promovimin e barazisë gjinore. Ende ka shumë punë për të bërë. Jemi afër arritjes së objektivave. Para jush ju garantoj që gjatë qeverisjes sonë japim punë maksimale dhe mbështetje të nevojshme për barazi gjinore”

“Ne kemi bërë një pako të veçantë që do zbatohet për mbështetje për gratë që janë ndikuar gjatë pandemisë në aspektin e punësimit”

“Besoj që është akt i madh të fuqizohet gruaja brenda familjes. Uroj që të kemi sa më pak raste të dhunës ndaj grave."

“Ne jemi duke dizajnuar projekte të ndryshme që shërbejnë për barazi gjinore dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë ku numri i vajza në arsimin e mesëm është më i lartë së ai i djemve”, ka thënë Hoti, gjatë fjalimit të tij në tryezën e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco