SHBA-ja mirëpret zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit për pikën kufitare në Merdare

SHBA-ja mirëpret zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit për pikën kufitare në Merdare

10:39, 14/10/2020

Zëdhënësja për media e Sekretarit të shtetit amerikan Mike Pompeo, Morgan Ortagus, përmes Twitterit ka përgëzuar Serbinë për marrëveshjen që të vendosë stafin e saj në pikën kufitare në Merdare..

Zyra e Mike Pompeos që vepron në kuadër të Departamentit të Shtetit poashtu ka duartrokitur angazhimin e Kosovës dhe Serbisë për të zbatuar marrëveshjet e arritura më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne e duartrokasim marrëveshjen e Serbisë për ta vendosur stafin në Merdare dhe zotimet e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Qarkullimi i sigurtë dhe në mënyrë efikase e mallrave, shërbimeve dhe njerëzëve do të hapë dyert për të rritur prosperitetin dhe stabilitetin në Serbi dhe Kosovë”, ka shkruar Ortagus në Twitter.

Syri.net Kosova ditë më parë ka njoftuar se nga 5 tetori ka filluar të zbatohet kjo pikë e marrëveshjes dhe se pala serbe ka filluar punën në objektin e përbashkët në pikën kufitare në Merdarë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco