Arritja e marrëveshjes në mes Kosovës e Serbisë krijon stabilitet rajonal

Arritja e marrëveshjes në mes Kosovës e Serbisë krijon stabilitet rajonal

10:12, 14/10/2020

Edhe përfaqësuesit nga shoqëria civile kanë takuar  të ngarkuarin e  BE-së për dialogun Kosovë Serbi Mirosllav Lajçak, ku kanë diskutuar lidhur me dialogun Kosovë Serbi, ndalja e shkëmbimit të territoreve dhe arritjen e marrëveshjes finale .

Drejtori i institutit EPIK Demush Shasha, tregoi se ishte kënaqësi që së bashku me kolegët nga shoqëria civile të shkëmbejmë mendimet me Miroslav Laj?ák për perspektivën e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij BE-ja ka qenë instrumentale në ndalimin e idejes së shkëmbimit të territoreve dhe tani ajo është gati të mbështes arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë e cila është në përputhje me rendin kushtetues të Kosovës, kontribuon në stabilitetin rajonal dhe respekton të drejtën ndërkombëtare. 

"Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë është urgjente dhe kyçe për avancimin e rrugës Evropiane të dy vendeve", tha Shasha. 

Ai shtoi se në këtë kontekst, është me rëndësi që institucionet e Kosovës të tregojnë pjekuri politike dhe të gjejnë unitetin e nevojshëm politik i cili do siguroj arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe avancimin e vendit tonë drejt BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco