Pse shkoi Thaçi në SHBA?

Pse shkoi Thaçi në SHBA?

09:39, 14/10/2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, që nga propozimi i aktakuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale, ka qenë i izoluar nga ndërkombëtarët, duke mos zhvilluar asnjë takim me ndonjë nga liderët evropianë dhe më gjerë.

Të vetmin takim, Thaçi e ka zhvilluar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, më të cilin, vazhdimisht ka pasur raporte të ngushta.

Gjatë javës që lamë pas në media u raportua se presidenti i Kosovës është një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lajm ky që u konfirmua nga presidenca, por që nuk u dha më shumë informata për qëllimin e vizitës.

Kjo vizitë a papritur e Thaçit në SHBA, ka nxitur shumë reagime në Kosovë.

Syri.net Kosova ka kontaktuar ambasadën amerikanë për të kuptuar më shumë në lidhje më këtë vizitë nëse Presidentit Thaçi është pritur nga ndonjë përfaqësues nga Shtëpia e Bardh mirëpo ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Mirëpo, burimet tona të afërta me presidentin bëjnë me dije se ai është takuar me ambasadoren në largim të Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e që ky takim kishte qëllim njoftim e Çitakut me zhvillimet politike në vend.

Ky takim edhe mund të vije pasi në media javëve të fundit është duke u lakuar emri i Çitakut si njëra nga pretendentet për postin e presidencës.

Ambasadores Çitaku ju kërkua nga ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca që të kthehet në Kosovë pasi i ka skaduar mandati, mirëpo kërkesën e Konjufcës nuk e ka aprovuar Thaçi deri para pak ditësh.

Vizita e presidentit në SHBA vjen pas disa muajve ‘iziolim’ që kishte pasi me 24 qershor prokurori i Gjykatës Speciale bëri publike se ndaj Thaçit pritet t’i ngritët aktakuzë për krime lufte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco