Cilat janë arsyet që po e shtyjnë LDK-në të kërkojë PDK-në në Qeveri...

Cilat janë arsyet që po e shtyjnë LDK-në të kërkojë PDK-në në Qeveri...

09:42, 01/10/2020

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se i ka hequr vijat e kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai ka shpjeguar arsyet se cilat e kanë të bëjnë me heqjen e vijave të kuqe nga PDK-së.

“Meqenëse nuk kemi biseduar nuk mund të them pranohet apo jo, por ajo çka unë kam thënë publikisht, është se vijat e kuqe ne të cilat i kemi vënë përpara ato vija të kuqe tani duhet t’i heqim edhe në situatën e tanishme por edhe kur të vijmë në zgjedhjet e ardhshme për arsye se shumë vështirë po mund të bëjmë zgjidhje, duke izoluar ose duke dhënë ndalesa të bashkëpunimit në disa subjekte politik, sidomos tani situata e cila u krijua para një kohe me paralajmërimin e aktakuzave kundër presidentit të vendit dhe kryetarit të PDK-së, na sjellë në një situatë të rëndë ku ne duhet më shumë të mendojmë për interesa të vendit sesa për të lidhemi vetëm për interesa partiake”, tha Mustafa.

Ndërkaq, ekspertët shprehen se kundërshtimet e opozitës në çështje të rëndësishme kanë shtyrë LDK-në që të ndërmerr një veprim të tillë.

Profesori universitar, Nijazi Halili, në një bashkëbisedim për  ka komentuar situatën e LDK-së pas zhvillimeve të fundit.

Ai ka numëruar arsyet të cilat mund të shtynin LDK-në ta ftonte PDK-në në qeverisje.

“Duke i shikuar zhvillimet e fundit politike në vend, lehtë mund të konstatojmë se LDK ka para vetes mjaftë përgjegjësi të cilat vështirë se mund të ja dal e vetëm. Si nënshkrimi i marrëveshjes në Uashington, pastaj rimëkëmbjen ekonomike që te dyja ishin kundërshtuar nga opozita.

Andaj, kjo është njëra prej arsyeve që LDK i bënë thirrje PDK-së, që të përfshijë në qeveri për t`i ndarë përgjegjësit të cilat mbesin sfidë për qeverinë Hoti”, ka thënë ai.

Më tej, profesori ka potencuar se raportet ndërmjet LDK-së dhe AAK-së nuk janë në vijën e duhur dhe për këtë partia e kryeministrit Hoti e shihe normale përfshirjen e PDK-së në Qeveri.

“LDK e shef si çështje normalitetit përfshirjen e PDK në qeveri pasi që raportet me partnerin e koalicionit AAK-së, pak a shumë nuk janë në vijën e duhur, pasi që lideri i saj Ramush Haradinaj, kishte reaguar dhe akuzuar qeverinë Hoti, për mos përfshirjen e përgjegjësive dhe ndarjen e kompetencave dhe anashkalimin e këtij subjekti politik në procesin e dialogut me Serbinë”, ka deklaruar Halili për “Bota sot”.

 

Ndërkaq, analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për , e cilëson çështjen e vijave të kuqe në skenën politike si një faktor tejet i dëmshëm.

“Çështja e vijave të kuqe në skenën politike, në mesa partive shqiptare ka qenë dhe mbetet një faktor tejet i dëmshëm i cili ka ndikuar në destabilizim, në mosbesim dhe në mohim të bashkëpunimit, i cili është i domosdoshëm në spektrin politik në mënyrë që zhvillimet politike të jenë në harmoni me përditshmëritë demokratike të qytetarëve”, ka thënë ai. 

Po ashtu, Duhanaj ka shtuar se në vend të bashkëpunimit politik është instaluar një mënyrë e luftës së pa kompromis për pushtet, duke rrezikuar edhe të ardhmen shtetit.

“Për fat të keq, subjektet e etabluara, ranë në lajthitje në aksionet e VV-së e cila për fat të keq e ka si mashë dhe mision politik dezintegrimin e spektrit politik kosovarë. VV e bën ketë me qëllim që t'i mobilizojë të pakënaqurit me çfarë edhe ja ka dalur.

Por për fat të keq kjo ka ndikuar që spektri politik të bie preh e kësaj qasje dhe në vend të bashkëpunimit politik është instaluar një mënyrë e luftës së pakompromis për pushtet, duke rrezikuar edhe të ardhmen shtetit”, ka theksuar ai. /BS/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco