Pala kosovare të parashtroi kërkesat e veta të qarta në dialog, thotë Kelmendi

Pala kosovare të parashtroi kërkesat e veta të qarta në dialog, thotë Kelmendi

09:10, 01/10/2020

Ish deputeti Ramiz Kelmendi, tha se është mirë të kuptohet roli i lehtësuesit - ndërmjetësuesit, për të ndërtuar  platëformë të qartë të qasjeve në Bruksel gjatë negociatave Kosovë - Serbi.

Sipas tij për tu kuptuar nga opinioni roli i ndërmjetësuesit  pala kosovare parashtron kërkesat e veta të renditura. 1. Pavarësia e Kosovës - pranimi i pavarësisë, 2. Gjetja dhe fati i të zhdukurve, 3. dhe pikat tjera të radhës

Ai shtoi se BE-ja si ndërmjetësuese, pranon kërkesat e parashtruara të drejta, padrejta, reale,  jo-reale, të cilat palët i parashtrojnë. Kërkesat e palëve  BE-ja i përpunon, i rendit  sipas kuptimit të tyre të rëndësisë dhe fton palët për takime – negocim.

Ish deputeti tregon pala serbe parashtron kërkesat e veta të njohura e të panjohura - të errëta, të  hidhura;
1. Asociacioni. 2. Kthimi i serbëve. 3. e shumë kërkesa tjera të padrejta, e të pa qëndrueshme.

Sipas tij pas ftesës nga BE-ja, palët negociojnë, mund të pajtohen, të mos pajtohen, e drejtë  ekskluzive e palëve. Lehtësuesi kërkon të mirren vesh. Fton takime përsëri etj.

"Në fund të gjitha këto dokumente të parashtruara, te pajtuara apo jo, i përgatitë si dokumente finale që dërgohen tek  përcaktuesi i cili duhet të jetë SHBA. Pastaj siç ishte takimi në Ëashington, vendoset për të ardhmen e të dyja palëve, të cilët duhet të pajtohen deomosdorisht! Si do jetë, shpejtë do e kuptojmë", tha Kelmendi.

Ai shton se duke e parë këtë kronologji të rjedhës së çështjes (duke u bazuar në traditën shqiptare të kohës së ndarjes, pajtimit etj - odave)  del se pala e Kosovës duhet parashtruar kërkesa të drejta e të shumta, kërkesa që përmirësojnë padrejtësitë  historike siç është  - Molla e kuqe, Lugina e Preshevës, Lugina  e Sjenicës, Novi Pazarit, në mënyrë që të nxisim hidhërim dhe mospajtim të palës serbe, sepse kërkesat janë të drejta. Në të kundërtën nëse shkojmë me kërkesa të njohura gjerë më tani, të cunguara, mundë të kemi përcaktime të hidhura (siç është  asociacioni i përfunduar - e Serbia e vendos si çështje për të cilën kërkon zgjidhje) për të na paraqitur mos-bashkëpunues, duke tentuar të fitoi poena politik për vete.

"Pala jonë, duhet bazuar në këto fakte sepse janë teorema ndërkombëtare e zgjedhjes së kontesteve ndërshtetërore. Në të kundërtën do kemi një Kosovë më  ndryshe seç është dhe më ndryshe seç mundë ta paramendojmë. Forcat ndërkombëtare janë këtu që të mundë të implementojnë vendimet në emër të  stabilitetit Ballkanik", tha Ramiz Kelmendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco