Vazhdon të mbetet pezull mocioni i LVV-së kundër Qeverisë Hoti

Vazhdon të mbetet pezull mocioni i LVV-së kundër Qeverisë Hoti

08:44, 01/10/2020

Muajin Gusht LVV ka iniciuar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti, lidhur me këtë iniciativë, VV-ja tha se i ka njoftuar edhe partitë tjera parlamentare, atë opozitare Partinë Demokratike e Kosovës (PDK), dhe partitë në pushtet, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate, si dhe Grupin Parlamentar 6 plus.

Mirëpo që ky mocion nuk gjeti mbështetje nga partitë opozitare pasi që ende nuk kanë arritur numrin e nënshkrimeve për ta rrëzuar qeverinë Hoti.

Në lidhje me këtë temë, deputeti nga radhët e VV-së, Alban Hyseni  ka deklaru për “Bota sot”,  nuk ka asnjë zhvillim sa i përket  nënshkrimeve të deputetëve të tjerë, mirëpo që nëse ndodhin zgjedhjet atëherë padyshim që VV do të jetë subjekti i parë i Kosovës.

Gjithashtu Hyseni cek që kanë raportin nga departamenti i shtetit amerikan ku qeveria Kurti përmendet për masat e saj kundër krimit të organizuar e korrupsionit e që kjo flet shumë dhe që këtu edhe e kanë problemin kasta e vjetër politike e Kosovës.

“Pavarësisht deklarimeve se subjekti kuazi opozitar PDK po vazhdon të bëjë, deri më tani nuk kemi nënshkrimet e deputetëve të tjerë. Kjo tregon edhe më shumë për situatën në të cilën jemi. Lëvizja VETËVENDOSJE! është bindshëm subjekti i parë në Kosovë.

Sipas të gjitha sondazheve, ne do të jemi shumë larg nga i dyti e shumë afër krijimit të institucioneve pa përkrahje nga subjektet e tjera.

Në anën tjetër, ne e kemi edhe raportin nga departamenti i shtetit amerikan ku qeveria Kurti përmendet për masat e saj kundër krimit të organizuar e korrupsionit si dhe pamundësimit të jetësimit ose institucionalizimit të këtyre masave për shkak të rrëzimit të qeverisë.

Kjo flet shumë. Këtu edhe e kanë problemin kasta e vjetër politike e Kosovës”, tha Hyseni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco