Tom Gashi ia bën 'bllok' Speciales...a mund të shohim filmat e arrestimeve?

Tom Gashi ia bën 'bllok' Speciales...a mund të shohim filmat e arrestimeve?

21:45, 30/09/2020

Avokati i OVL-së së UÇK’së, Tomë Gashi, ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të shkohet në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë, bashkë me klientin e tij, ushtruesin e detyrës së OVL–UÇK-së, Faton Klinakun.

Sot gjatë ditës Tomë Gashi dhe Faton Klinaku, morën thirrje nga EULEX-i që të paraqiten në zyrat e tyre në Fushë-Kosovë.

“Në asnjë mënyrë nuk do të shkojmë me Faton Klinakun në zyrat e EULEX-it. Aty askush nuk thirret për mirë”, është shprehur Gashi.

Tutje, ai tha se tashmë është vërtetuar se Gjykata Speciale punon me Serbinë.

“Nuk është një koment i vecantë. Gjykata speciale është vertetuar se tashmë punon me Serbinë. Ne konsiderojmë se kjo gjykatë është anti-kombëtare dhe prek interesat e kombëtarëve rënd të shqiptarëve dhe pjesëtarët e UÇK’së”, ka thënë Gashi.

“Kjo gjykatë më shumë është e Serbisë se sa e Kosovës. Situata e sotme është përsëritje e filmave të mëhershëm”, shtoi Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco