Konjufca vjen me një kërkesë për Hotin rreth Speciales

Konjufca vjen me një kërkesë për Hotin rreth Speciales

21:12, 30/09/2020

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje thotë se kryeministri Avdullah Hoti duhet ta ngritë si problem mandatin e Gjykatës Speciale së cilës tashmë i ka mbaruar.

Sipas tij, Specialja nuk zhbëhet vetëm me vota të deputetëve në Kuvend.

"Si çdo ligj, edhe ky për Specialen i ka dykuptimsitë e veta. Specialja nuk shpërbëhet pse ne thjesht i çojmë duart në Parlament. Këtë duhet me ditë. Mandati mund edhe t’i ketë skaduar, por kjo nuk po e ndal punën e saj. Hoti duhet me iu drejtu Speciales dhe të problematizojë mandatin e saj. Qeveria duhet me qenë e interesuar, e jo veç me bo sehir, po ndodhin arrestime dhe mirë u bë",, ka thënë ai në TV Dukagjini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco