Deputetët s’pajtohen që kryeministri të raportojë në komisionin për Punë të Jashtme

Deputetët s’pajtohen që kryeministri të raportojë në komisionin për Punë të Jashtme

14:54, 28/09/2020

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka miratuar planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor.

Kryetarja e këtij komisioni Time Kadriaj tha se do të mbajnë një takim me anëtarët e komisionit për punë të Jashtme të Shqipërisë.

“Kam kërkuar nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani që të na aranzhojnë një takim me ministrinë e Jashtme të Shqipërisë”, tha ajo.

Në këtë mbledhje është formuar grupi punues për monitorim të ligjit për Shërbimin e Jashtëm, i cili do të mbikëqyret nga gjithë anëtarët e këtij komisioni.

Kërkesë tjetër e VV-së ishte që të vij për raportim kryeministri Avdullah Hoti, por që ishte e panevojshme për anëtarët tjerë.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se kryeministri Hoti ka raportuar në Kuvend dhe një gjë të tillë do ta bëj gjatë raportimit për 100 ditëshin.

Ai tha se pyetjet mund t’i drejtohen në këtë seancë.

“Është diskutuar në kuvend dhe besoj se do të diskutohet edhe ne seancën ku do të raportojë për 100 ditshin e qeverisë. Mendoj se nuk është e nevojshme të vij kryeministri”, tha Gashi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco