Hoti për hyrjen e PDK-së në Qeveri: Koalicioni po funksionon

Hoti për hyrjen e PDK-së në Qeveri: Koalicioni po funksionon

10:00, 28/09/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar rreth mundësisë së hyrjes së Partisë Demokratike të Kosovës në Qeveri, njofton Insajderi.

Në konferencën e mbajtur sot pas mbledhjes së ekzekutivit, Hoti tha se nuk sheh arsye të futjes së një partie tjetër në koalicionin qeverisës, pasi që sipas tij, koalicioni i tanishëm është stabil.

“Koalicioni qeverisës është duke funksionuar. Qeveria është stabile, për aq kohë sa qeveria është stabile nuk shoh arsye që të hyjmë në kombinime të tjera”, ka thënë Hoti.

Ai tutje tha se është duke u repsektuar marrëveshja e koalicionit.

Hoti më tej ka përmendur edhe emërimin e Liqenit të Ujamnit, për çka ka pasur reagime të shumta pas deklaratës së ambasadorit amerikan, Richard Grenell, që këtij liqeni t’i vihet emri “Liqeni Trumo” e që Hoti kishte mirëpritur një gjë të tillë.

“Në shenjë respekti për angazhimin e drejtpërdrejt të presidentit Trump të emërohet ky liqen si një epitet i ri ‘Liqeni Trump’”, tha ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco