Qeveria bëhet me Zyrë për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës

Qeveria bëhet me Zyrë për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës

09:04, 28/09/2020

Në kuadër të zyrës së kryeministrit do të funksionojë Zyra për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës - njofton Syri.net Kosova.

Këtë vendim e morri Qeveria në mbledhjen e së hënës.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj ka kërkuar që të themelohet kjo zyrë për tu ofruar asistencë qytetarëve të Luginës së Preshevës.

“Kërkohet të formohet zyra për të ofruar asistencë për qytetarët në Luginë. Zyra formohet që të ofrojë një drejtor dhe që automatikisht i përgjigjet zyrës së kryeministrit të Kosovës”.“Qeveria e Kosovës angazhohet që të marr masa për lehtësimin e masave për jetën e qytetarëve atje, gjendje. Në arsim, furnizimi i bibliotekave në Luginë, mbështetje aktiviteteve, mbështetje medieve dhe OJQ-ve lokale”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco