Lushtaku i përgjigjet Kurtit me disa fjalë për vlerat e UÇK-së...

Lushtaku i përgjigjet Kurtit me disa fjalë për vlerat e UÇK-së...

20:14, 27/09/2020

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka goditur kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi ky i fundit tha sot se nuk mund të ndalet Gjykata Speciale dhe se fajësoi PDK-në e LDK-në për themelimin e kësaj gjykate.

Lushtaku përmes një shkrimi në Facebook thotë se Albin Kurti dhe VV nuk mund t’i mbrojnë vlerat e UÇK-së, pasi sipas tij për ta bërë këtë atë vlerë duhet ta kesh tënden ose së paku të dëshmohesh se sadopak e ndjen atë, e sipas tij Kurti nuk e posedon, shkruan Syri.net Kosova.

Ai thotë se UÇK-ja është e popullit dhe jo e partive politike të cilat mbrojtjen e vlerave të UÇK-së e kanë për konsum e përfitime politike dhe se të tillët duhet të turpërohen nga UÇK-ja, nga të rënët dhe familjet e dëshmorëve.

Postimi i plotë:

Për ta mbrojtur një vlerë, atë vlerë duhet ta kesh tënden ose së paku të dëshmohesh se sadopak e ndjen atë, e kjo i...

Posted by Sami Lushtaku on Sunday, September 27, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco